Shitjet me pakicë u rritën me 5.2% në tremujorin e parë të vitit

Shitjet në tregtinë me pakicë shënuan rritje vjetore me 5,2% në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas INSTAT, ritmet më të larta të rritjes janë shënuar në segmentin e produkteve ushqimore, ndërsa rritja më e ulët është regjistruar në tregtinë e karburanteve.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2022 është rritur me 5,5%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,2%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Në ndryshimin vjetor prej +5,2%, në tremujorin e parë 2022 ndaj tremujorit të parë 2021, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,3 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,3 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht

Sipas të dhënave të Instat, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 1%.

Në tremujorin e parë 2022, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0,2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,8% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,1%, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 1,8%, kundrejt tremujorit të katërt 2021.

Burimi: Instat/Monitor