E dashuruar me djaloshin 11 vite më të vogël, ylli televiziv "çmend" kalimtarët (FOTO LAJM)

Ylli televiziv, Lauren Goodger, di gjithmonë se si të marrë gjithë vëmendjen për vete. Të martën, bukuroshja brune u shfaq rrugëve pranë shtëpisë së saj me një veshje që i ekspozonte format trupore mjaft bukur.

34-vjeçarja u shfaq e veshur shumë sportive dhe në super formë me një veshje ngjyrë portokalli dhe atlete të bardha. Ajo kishte vendosur që flokët t’i mbante të lëshuara dhe kishte bërë make-up të theksuar.

Ndërkohë prej një muaji, Lauren po komentohet për lidhjen e saj më të re. Ajo ka prezantuar me ndjekësit e saj të shumtë të dashurin 11 vite më të ri, Charles Drury. Madje mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçari, pas 3 javësh që po dalin bashkë, ka shkuar që të jetojë në shtëpinë e saj në Essex.

“Charles është transferuar në shtëpinë e saj. Duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Miqtë ende nuk e besojnë se sa shumë ajo e dashuron atë. Të gjithë po shpresojnë që ai të jetë i duhuri”, ka thënë një burim pranë çiftit për “The Sun”.

Shtuar më 29/10/2020, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori