Ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Balla: Jemi të hapur të diskutojmë me opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli sot për ligjin për “Dosjet”.

Ai tha se mazhoranza është e hapur të diskutojë me opozitës për “Dosjet”. Balla pohoi se propoozimi i opozitës bën sens.

Ligji për dosjet mundëson pas 32 vitesh hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimin e politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar”, tha Balla./albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 11:00