Nesër dita e parë e Fitër-Bajramit, namazi falet në orën 06:20

NJOFTIM
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se programi i plotë i Fitër Bajramit, i cili do të falet nesër më 02 maj 2022, në sheshin “Skënderbej”, Tiranë, do të jetë si më poshtë.
Ora:
05:50 – Hapja
05:55 – Lexim Kurani nga Besmir Krruta
06:00 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:10 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:20 – Falja e Namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu
06:25 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste, do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në selinë e institucionit.