Kushëriri ia dogji lokalin dy herë, reagon Noizy: Nuk mund ta urrej, jemi rritur bashkë

Këngëtari, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka reaguar në lidhje me zjarrin që iu vu mëngjesin e sotëm për herë të dytë lokalit të tij në zonën e Currilave në Durrës.

Noizy ka publikuar në Instagram foton e autorit të zjarrvënies, i cili është kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.

Noziy thotë se Eraldo është një besimtar ekstremist, i cili kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Ndër të tjera Noizy thotë se familja e tij ka rritur Eraldon, ndërsa pohon se nuk mund ta urrej Eraldon, sepse është rritur me ‘të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Reagimi Noizyt

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro.

/albeu.com/

 


Shtuar 29.06.2023 10:11