Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, ka shkruar Edi Rama

Sot është duke u zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancë sot, Thaçi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, edhe ka thënë se nuk i ka kuptuar të njëjtat pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara./albeu.com

 


Shtuar 10.05.2022 12:06