E bujshme, Ermira Mehmeti largohet nga politika?
Ermira Mehmeti përfundimisht do të largohet nga politike dhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI.

Portali “Lajmpress” nga Shkupi duke iu referuar burimeve të saj raporton se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga Ministri i Drejtësisë.

Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të merr vendimin për notere dhe të hap zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e ish zv. kryeministrit Musa Xhaferi.

Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta. Mehmeti është një politikane e re dhe me shumë perspektivë, pot audio-incizimi i fundit, i mbylli karrierën politike.

"Lajmpress" shkruan se Ermira Mehmeti pas disa muajsh do të jep shërbime noterie në qytetin e Shkupit dhe do të jetë koleg i ish zv.Ministrit të Policisë, Xhevat Buçi.
Shtuar më 09/06/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori