E bëri ministre, Berisha flet pas kaq kohësh për Majlinda Bregun
Majlinda Bregu është një ndër politikanet më të komentuara në Shqipëri.

Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Basha nuk e futi në listë dhe e përjashtoi nga PD, ajo ka zgjedhur të bëjë karrierë personale.

Pak ditë më parë ajo fitoi pozicionin si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Për këtë Berisha ka vendosur që të mbajë një qëndrim neutral edhe pse është zhgënjyer që opozita nuk është pyetur.

Berisha tha në Neës24 se e respekton këtë zgjedhje, por nuk ka asgjë për të thënë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Respektoj zgjedhjen, por normalisht duhet që opozita të ishte pyetur dhe askush nuk e ndalonte. Derisa nuk është pyetur dhe opozita… Marrëdhëniet e mia me Majlinda Bregun janë të mira, nuk mund të them se jam zemër thyer se ajo bëri këtë veprim. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori