E arrestuan, dyshimet e forta të policisë tek Redi Popesku
Pëlqej
Pas rreth 17 ditësh, që nga vrasja në Bllok që tronditi Tiranën, është arrestuar pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popesku.

Në lokalin e tij në Bllok më 4 tetor u regjistrua masakra e Bllokut, ku komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Sipas burimeve të policisë Redi Popesku është arrestuar natën e djeshme.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin, por mesa duket hetimet kanë rezultuar se ai nuk ka treguar të gjithë të vërtetën.

Dyshimet e policisë janë se Popesku ka prishur provat në vendin e ngjarjes, duke fshehur armën e Ervis Martinajt menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

- Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. /albeu.com/.
Shtuar më 21/10/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori