Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm: Në këto data do të ketë vonesa dhe anulim fluturimesh nga Rinasi

Autoriteti i Aviacionit Civil ka dalë sot me një njoftim të rëndëishëm, ku bën me dije se për shkak të të nisjes së stërvitjeve “Air Defender 2023”, do të ketë vonesa dhe anulim fluturimesh nga sot data 12 qershor deri më 23 qershor.

“Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.  Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil ✈️(ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA)?, po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil./albeu.com


Shtuar 12.06.2023 10:14