"Dyshova kur më iku nuhatja", Alketa Vejsiu tregon simptomat e Covid-19 (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu zbuloi pak javë më parë se ishte infektuar me koronavirus dhe se tashmë gëzonte shëndet të plotë. Së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka zbuluar detaje të tjera rreth kësaj periudhe të vështirë. Ajo ka treguar simptomat që kishte ndërsa përcjell dhe një mesazh të duke thënë se duhet treguar sa më shumë kujdes.

Ditën e parë kisha temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë. Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke dhe rrufë. Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja (që ishte simptoma më e bezdisur për rastin tim.) Bëra tamponin dhe dola pozitive. Ky virus ka dy gjëra të këqija: Nis lehtë dhe në ditën e 5 të këput. Ditën e parë ke gjithmonë idenë që nuk ke asgjë, thjesht je ftohur.

Të krijon edhe idenë që njerëzit e familjes nuk i kap dhe je gjithmonë i shpenguar me ta. Kujdes gjatë gjithë kohës! Fëmijët rezultuan negativë por fëmijët nëpër kopshte dhe shkolla janë mbartës dhe transmetues kështu që me ta duhet shumë punë ndërgjegjësuese për të ulur propabilitetin e infektimeve me sa të mundemi.

ditën e 5 ndihesh nervoz dhe kur nis dhe lexon ditaret e virusit online ndjen dhe frikë. Ah po bëra dhe skaner, në fillim dhe në fund të dy javëve. Shenja të lehta në mushkëri, rasti më i lehtë thanë mjekët, por ç’më kanë parë sytë në Sanatorium, CD mushkërish në gjendje të rëndë. Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë zotin.”, ka shkruar Alketa.
Shtuar më 06/11/2020, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori