Dyshohet se dogji të gjallë Flamur Ducin, lirohet 18 vjeçari
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili qëndroi 8 muaj në burg si i dyshuar për vrasjen e kushëririt Flamur Duci.

Prova që e nxori nga burgu ishte ADN-ja e gjetur dhe fija e flokut që nuk i përkisnin Hotit.

Djali u mbajt padrejtësisht në burg për 8 muaj”, tha nëna e djalit. Kujtojmë se Devis Hoti u arrestua pas konflikteve me viktimën Flamur Duci, i cli u gjet i vrarë më 19 dhjetor 2019 në dyqanin e tij.

Më herët babai i 18 vjeçarit është shprehur se nuk ka patur konflikte dhe se djali ka qenë në shtëpi.

“Me viktimën binim kushurinj, djali ka qenë në shtëpi, kemi patur marrëdhenie normale nuk kemi patur konflikte, ne e dhamë deklaratën ndërsa djalin na i moren, le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar”, tha Sokol Hoti.

Kujtojmë se më 19 dhjetor 2019 u gjet i vrarë pranë banesës dhe biznesit të tij shtetasi Flamur Duci, i cili raportohet se kishte edhe plagë djegie në trup.
Shtuar më 27/10/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori