Dy viktima nga përmbytjet në Venecia, niveli i ujit në rritje

Ditën e djeshme janë parë që Venecia është përballur me përmbytje masive ku niveli i ujit ka arritur nëpër banesa deri në 190 cm. E për këtë arsye qyteti është përballur me dëme drastike në materiale.

Mësohet që deri më tani kanë mbetur dy viktima në Pellestrina. Një nga viktimat është një burrë 78-vjeçar që vdiq nga energjia elektrike pasi shtëpia e tij ishte përmbytur.

Mbi 80% e qytetit ka përfunduar nën ujë. Dhe sigurisht që të tilla përmbytje nuk kursejnë bare dhe restorante në çdo cep të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Edhe erërat e stuhisë kanë ndikuar shumë gjatë mbrëmjes, duke thyer shumë pemë, veçanërisht në zonën Venecia-Lido, dhe gjithashtu kishte një stuhi të fuqishme që hodhi varka dhe gjithçka tjetër ç’kishte përreth.

Shtuar më 13/11/2019, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori