Dy viktima, detaje nga aksidenti tragjik në Fier
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në aksin Levan-Qarr në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti “Toyota”, 2 persona kanë humbur jetën.

Trupat e tyre të pajetë, qëndruan për disa minuta brenda mjetit, deri në mbërritjen e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre.

Personat që kanë humbur jetën nuk janë identifikuar ende, ndërsa janë një mashkull dhe një femër.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është në një pjesë fushore, dhe mbetet e paqartë se ccfarë e ka shkaktuar këtë aksident me pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.
Shtuar më 28/12/2020, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori