"Dy universitete e master, por pa punë", Basha premton punë për të rinjtë
Është e papranueshme që të rinjtë në vend nuk kanë mundësi punësimi. Kështus është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha ndërsa fliste me një vajzë që është kthyer nga Franca për të mbështetur familjen e saj.

Vajza thotë që ka mbaruar dy universitete, dhe një master po vijon që të jetë pa punë. Më tej Basha premton se, kur të vijë në pushtet, PD do ta ndryshojë situatën.

Me planin e PD, sipas Bashës, 10 mijë të rinj që mbarojnë shkollën, do të kenë praktikë të paguar një vit.

Postimi

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.
Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”

Shtuar më 04/12/2020, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori