Dy tragjedi në pak muaj, çfarë po ndodh me super avionin Boeing 737 MAX8
Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.

Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.

Në muajin tetor, një vion i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.

Boeing 737 MAX 8 u hodh në treg si fjala e fundit e teknologjisë së serisë "737", megjithatë duket se diçka nuk shkon në këtë avion pasi të dyja tragjeditë kanë ndodhur me avion krejtësisht të rinj.
Shtuar më 11/03/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori