Dy të rinjtë shqiptarë shoqërohen në komisariat pse folën shqip
Pëlqej
Të shoqerohesh për disa orë në një rajonin e policisë vetëm pse policët i dëgjuan që po flisnin shqip. Sipas të përditshmes greke, “Efimerida ton Sintakton” ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes ne Athinë, ku dy të rinjtë 17 vjeçarë, Arditi dhe Florimi, kishin ardhur përkatësisht nga Italia dhe Maqedonia për të kaluar pushimet pranë xhaxhait të tyre që jeton në Greqi prej më shumë se 20 vjetësh.

Dy policë të veshur civilë pasi i kanë dëgjuar të flisnin shqip iu janë afruar dhe u kanë bërtitur nëse ishin shqiptarë apo jo. Pas tregimit të kartave të identitetit, dy adoleshentët dhe një i afërm i tyre u morën në rajon. Sipas gazetës, rrugës për në rajon, adoleshentët u shanë në anglisht nga policët ata i shanin në anglisht dy adoleshentët. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori