Zëvendëspresidenti i Napolit mbetet me shpresë për nënshkrimin e Dybala

Napoli është një nga klubet me të cilin është i lidhur Paulo Dybala.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli përjashtoi mundësinë e nënshkrimit të Paulo Dybala një ditë më parë, duke përmendur anën financiare të çështjes.

Megjithatë, Edoardo de Laurentiis, zëvendëspresident i napolitanëve, mbetet shpresëdhënës.

“Zoti lëviz në një mënyrë misterioze”, u tha Edoardo tifozëve të Napolit në përgjigje të një pyetjeje për Dybala.

Kujtojmë se thashethemet për Paulo Dybala janë lidhur për kalimin te Inter. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2022 17:00