Dy raketa goditën Bagdadin, tjetër reagim nga SHBA për Iranin
Mbrëmjen e djeshme Irani sulmoi me raketa balistike dy bazat e SHBA-se ne Irak dhe për këtë SHBA ka dalë në një deklaratë ditën e sotme.

Amerika deklaron seështë “gati” te angazhohet ne negociata serioze me Teheranin. kelly

BBC shkruan sot se deklarata vjen pasi SHBA-ja vrau komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar dhe pasi Irani u përgjigj me sulme në bazat amerikane në Irak.

Sipas BBC, ne një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane ne OKB, Kelly Craft, tha se “SHBA-ja është e gatshme të negociojë “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian qe trazoi aq shume situaten, SHBA-ja tha se ajo ishte nje akt vetembrojes. Kjo, sepse sic ka pranuar vete Uashingtoni, gjenerali Soleimani kishte planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej.

Soleimani është parë si zyrtari i dytë më i rëndësishëm i Iranit, pas udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Si udhëheqës i forcës Kuds, ai ka qenë arkitekt i politikës së Iranit në rajon.

Por, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, tha se oferta e SHBA-së për bisedime është “e pabesueshme”, perderisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit.

Shtuar më 09/01/2020, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori