Dy qeveritë shqiptare sot bashkohen në Kukës
Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë do të mblidhen sot në Kukës, në një takimin të përbashkët në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe në nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.


Dy qeveritë shqiptare do të mblidhen në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që hapin dyert e shtëpisë dhe që krijuan lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Përveç kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, prezent do të jenë edhe shumica e ministrave të dy qeverive. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori