Dy persona i grabisin çantën me lekë kambistit në Korçë
Rreth orës 8 e gjysmë të ditës së sotme, dy shtetas, ende të paidentifikuar nga policia, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës kambistit Erion Renja, në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së kambistit, ku dy autorët pasi i kanë marrë me dhunë çantën,brenda së cilës kishte një sasi lekësh, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon mbi zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 05/12/2020, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori