Dy orë para protestës, Rama sfidon opozitën
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit, ku po mbahet seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u shpreh se opozita me rrugën që ka nisur edhe në 2021">2021 nuk ka shanse të fitojë.

"Ta lexosh si refuzim popullor ndaj meje, ndaj nesh përqindjen krejt normale të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të bombarduara dhe kërcënime dhe ta shohësh rezultatin tonë si tkurrje të zgjedhjeve e shumicës qeverisëse do të thotë jo thjeshtë të mos dish çfarë flet, por të mos dish se çfarë vjen më mbrapa. Në fakt qoftë zhvillimi i zgjedhjeve, qoftë rezultati ynë, por qoftë edhe analfabetizmi politik dhe verbëria kronike e udhëheqjes opozitare e tregoi qysh sot se përse ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimi tek fitorja, zero mundësi fitoreje në 2021">2021"
Shtuar më 08/07/2019, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori