Dy ministret e Ramës thirrën në interpelancë, arsyet
Pëlqej
Kanë qenë vetë socialistët që këtë herë kanë thirrur për në interpelancë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu jo më larg se këtë të enjte.

“Ministri përgjegjës për shëndetësinë thirret në këtë interpelancë për të dhënë shpjegime lidhur me ecurinë e deritanishme të kontrollit shëndetësor bazë, në raport me politikat e vendosura nga qeveria për këtë çështje.

Gjithashtu kërkohet informacion për analizat e rezultateve të deritanishme dhe objektivat për vazhdimësinë e këtij procesi”, thuhet në kërkesën e socialistëve e cila mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Ndërkohë nga ana tjetër, LSI ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e arsimit të lartë.
Shtuar më 19/02/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori