Këngëtarja shkodrane, Justina Aliaj prej dy javësh ndodhet në spitalin Infektiv si pasojë e infektimit me koronavirus.
Mësohet se gjendja shëndetësore e artistes është përmirësuar dhe mjekët ja kanë hequr oksigjenin.
Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, regjisorja Najada Elmazi, e cila u shpreh se
lajmet rozë që kanë dal në
media nuk janë të vërteta.
“Justina momentalisht që po flasim është shumë mirë. Kanë dal nga ato
lajmet rozë në
media. Ajo kur i dëgjoi këto lajme tha se në të vërtetë është mirë”, tha ndër të tjera ajo
Shtuar më 19/11/2020,
ora 10:31