Dy javë nga tërmeti, banorët në radhë për të marrë vërtetimin e shtëpive
Kjo e hënë ka nisur me radhë të gjata në bashkinë e Durrësit, teksa me dhjetëra kryefamiljarë janë paraqitur pranë këtyre zyrave për të kërkuar ekspertizë për banesat e tyre nëse mund të rikthehen ose jo.

Me mijëra banesa dhe apartamente janë shpallur të pabanueshme deri në një vlerësim të dytë, ose deri sa të riparohen dëmet e brendshme në ato ndërtime ku kolonat mbajtëse nuk janë dëmtuar.

51 persona humbën jetën, ndërsa mbi 700 u paraqitën të plagosur në spital nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shtuar më 09/12/2019, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori