“Përbindëshi” amerikan zbarkon në Greqi, mesazhi i fortë përmes emrit (FOTO LAJM)

Tensionet janë të larta në Mesdhe duke bërë që fuqitë botërore të rrisin prezencën e tyre në rajon.

Kështu, helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Woody Williams”, zbarkoi mëngjesin e sotëm në portin e Soudas në Kretë të Greqisë, shkruan albeu.com.

Anija gjigante është duke kryer udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane.

Helikotermbajtësja është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iëo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane. /albeu.com


Shtuar 19.08.2020 07:47