Aktori i njohur Florjan Binaj pozitiv me COVID-19

Aktori i humorit në spektaklin “Portokalli” është infektuar me COVID-19.

Burimet bëjnë me dije se Florian Binaj ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit dhe e gjithë trupa e “Portokalli” i është nënshtruar testit.

Mësohet se 10 ditësh, aktori Binaj ka qenë për rafting në Përmet, Glikotë dhe Vjosë ku dhe mund të jetë infektuar.

Rasti i aktorit përfshihet edhe në përditësimin e ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë që konfirmoi 66 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 15:02