“Vazhdoj të gjykohem”, Monika Lubonja flet hapur: Më mirë e divorcuar se… (FOTO LAJM)

Monika Lubonja, një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, është treguar gjithmonë hermetike për jetën e saj personale, mirëpo pjesëmarrja në një reality show e ka zbutur paksa. Si kurrë më parë, aktorja e njohur ka ndarë me publikun detaje nga vendimi për t’u bërë aktore, shtatzënia në moshë të re dhe divorci.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar si opinioniste në një emision dashurie ku ka rrëfyer edhe një herë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas. Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite. Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, -tha ajo.