Durrës, sekuestrohen 2500 koli cigare kontrabandë me vlerë 184 milion lekë
Drejtoria e Hetimit Doganor pranë Departamentin Operativo Hetimor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, sekuestroi 2494 koli cigaresh në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000 paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal. Vlera e këtij malli nesë ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.
Shtuar më 12/07/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori