Durrës, mbytet fëmija 1 vjeçar
Një fëmijë i moshës 1 vjeçare është mbytur gjatë mengjesit të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku fëmija është mbytur aksidentalisht në një kovë me ujë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar ku fëmija e seksit femër është gjetur e mbytur nga prindërit e saj.

Mendohet se gjatë natës, teksa prindërit flinin vajza e vogël është ngritur nga gjumi dhe ka shkaur në tualet, ku ka rënë brenda kovës më ujë./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori