Durrës, makina përplas për vdekje një kalimtar
Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident automobilistik i cili ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Durrësit. Burime të policisë së qyetit bregdetar bëjnë më dije se një makinë ka përplasur një kalimtar duke e lënë të vdekur në vend atë. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Rrezikshmëria në rrugët tona është kthyer në një problematikë madhore për vendin ku nga aksidentet humbasin jëtë njerëzish çdo ditë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori