DURRËS/ 39-vjeçari godet të moshuarin, vdes në spital
Një i moshuar ka humbur jetën pasi u godit nga një 39-vjeçar gjatë një konflikti të çastit në Durrës më 20 korrik.

80-vjeçari me iniciale Z. K., u rrëzua në tokë nga goditja dhe dëmtoi kokën. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ditën e sotme ndërroi jetë.

Ndërkohë autori i ngjarjes me iniciale A.Z.,është shpallur në kërkim.

"Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës. Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Durrës, për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën,"-raporton policia.

39-vjeçari">39-vjeçari akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen"

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Shtuar më 23/07/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori