Duma nuk kursehet për Braçen: Kapak pusete!
Çani i kërkoi Dumës në Zonë e Lirë të vlerësonte largimin e ministrave dhe zëvëndësimin e tyre me emrat e rinj.

Për rastin e Erion Braçes, Duma tha “më mirë”, pasi është figurë politike dhe se përfaqëson një pjesë të socialistëve.

“Erion Braçe është një figurë politike që përfaqëson një pjesë të socialistëve. Besoj se difekti më i madh që ka ndryshimi i Ramës në qeveri është se u mbush me teknicienë.

Kur bëhet një qeveri teknike, ato kanë një zë. Të gjithë liderat kur janë në kriza, e kalojnë qeverinë tek njerëz teknikë. Rama e ka përdorur si kapak pusete Braçen”, tha Duma. /albeu.ocm/
Shtuar më 18/01/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori