Dule: Rama me klikën e tij po grabisin Himarën! (VIDEO)

parlamenti1 by zamira-kajaci
www.dailymotion.com
dailymotion.com
Vangjel Duke ka zgjedhur që të flasë sot në Kuvend për Himarën. Kreu i PBDNJ-së tha se Himara mbetet nën kërcënimin e fadromave për interesa të mbrapshta. Duke nënvizuar faktin se ka prishje selektive, ai tha më tej në fjalën e tij se është shembur edhe një objekt kulti.

"Kemi prishje selektive me një sens të theksuar hakmarrje", tha më tej Dule, në një kohë që vazhdojnë ende në shkelje flagrante ndërtimet e sarajeve në Qeparo", shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Dule u shpreh se e gjithë kjo situatë ndodh në "emrin e Rilindjes urbane". I revoltuar, Vangjel Dule shtoi se për këtë situatë kaotike nuk u shfaq asnjë shenjë solidarizimi, raporton Portali "Albeu".

"Ndarja territoriale në Himarë ishte tendencioze, e dështuar, në
shërbim të interesave të mbrapshta, për herë të parë në Dhërmi, pas 1990, në gjithë hapësirën politike evropiane kemi rastin unikal të shembjes së një objekt kulti, prishje selektive biznesesh dhe banesash, me sens hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende në shkelje flagrante të ligjeve ndërtimet e sarajeve në Qeparo dhe këto në emrin e Rilindjes urbane. Nuk ka Rilindje që fsheh qëllimin, mposhtja e frymës së atij komuniteti dhe grabitja e pronës, nuk i them unë, rihidhini vështrim investigimit të BIRN, meqë unë qenkam i paragjykuar. Nuk ndihet njeri, për javë në protesta banorët, stigmatizim, nacionalizëm deri në racizëm. Nuk mund të ketë asnjë patriotizëm fals që mund të marrë përsipër llogaritë e mbrapshta, grabitëse të Ramës dhe klikës së tij në Himarë”,­ tha ai.

Sipas Dules, Himara po paguan shtrenjtë për shkak të hakmarrjes së udhëheqjes.

“Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara? Po flasin për rehabilitim të
atyre që vuajtën në të kaluarën, një nga vatrat e rezistencës më të madhe për vendosjen e komunizmit ishte Himara. Të parët e atij
komuniteti u ekzekutuan, të tjerë u burgosën, qindra u internuan në gjithë vendin dhe sot vuajnë pasojat e asaj hakmarrjeje të egër. Ne kemi një aventurier në krye të vendit. Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht këtë politikë dhe vlerat paqësore, po presim sot të na zbulojë armikun e ri nën trysninë e ligjit të kthyer dhe kundërvënien e shoqërisë të importimit të mbetjeve”­, tha ai. /albeu.com/


Shtuar më 03/11/2016, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori