Rrëmben gjithë vëmendjen e rrjetit, vajza e Eminem shfaqe joshëse me bikini (FOTO LAJM)

Hailie Jade është vajza e reperit me famë botërore, Eminem, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet pikante që ka bërë në rrjetet sociale.

25-vjeçarja ndau me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe, në të cilat shihet e veshur me bikini të bardha. Krahas tyre ajo shkroi: “Gati për të gjitha ditët e verës”.

Bukuroshja u sigurua që të nxirrte në pah asetet më të mira gjatë kohës që pozonte para një pasqyre, shkruan “Daily Mail”. Këto imazhe vijnë pak pasi Eminem u shpreh publikisht se ndihej shumë krenar për të bijën.

Ai tha se tashmë ajo është rritur, ka një të dashur dhe është diplomuar në shkollë. Hailie erdhi në jetë nga marrëdhënia e reperit me ish-bashkëshorten Kim Scott.


Shtuar 27.05.2021 10:52

Tags: ,