Aksident në Kardhiq-Delvinë, motori del nga rruga, lëndohen dy turistë të huaj

Foto ilustruese

Dy turistë, mes tyre një shtetas austriak dhe një gjerman u plagosën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e e quajtur Skërficë

Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakun e aksidentit.