Shpërthen në flakë makina në Vorë, shoferi del me shpejtësi
Ditën e sotme një makinë në Vorë është përfshirë nga flakët në ecje. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri në mjetin me drejtues me inicialet K. K., dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Shtuar më 19/01/2021, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori