Ishte shpallur në kërkim, policia italiane arreston të riun shqiptar në autobusin drejt Shqipërisë

Pasditen e datës 18 dhjetor, një makinë policie e Policisë së Shtetit të Komisariatit Duino-Aurisina, gjatë një shërbimi normal kontrolli, ka ushtruar kontroll tek personat në një autobus të nisur drejt Shqipërisë.

Sipas mediave vendase, në bordin e mjetit agjentët konstatuan prezencën e një krimineli me kombësi shqiptare, lindur në vitin 1991, i cili po tentonte të largohej nga vendi për t’i shpëtuar kapjes. Në fakt, i riu që i përkiste një bande që merrej me importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si “kokainë”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, i cili ndaj tij kishte vendosur masën e kujdestarisë në burg.

Në përfundim të detyrimeve procedurale, burri u dërgua në burgun Coroneo në Trieste, në dispozicion të organeve të drejtësisë.