Dritë e kuqe në Bruksel, Hahn: Ju kërkoj falje, nuk ka dakordësi për negociatat!
Komisioneri në detyrë për zgjerimin në BE deklaroi në përfundim të mbledhjes së takimit të Ministrave të Jashtëm deklaroi se nuk është arritur në një marrëveshje për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Dua të shfrytëzoj mundësinë për t’i drejtuar të gjithë qytetarëve që nuk jemi në gjendje që të gjejmë një marrëveshje. Nuk është një moment lavdie për ne, por kemi vepruar në mënyrë që të mos shkëputet ky proces. Mbetemi të përkushtuar dhe shpresojmë që të ecet në këtë proces.

Angazhimi i KE është i fortë, por tani po flitet për ndryshim të metodologjisë, ndryshim të zgjerimit të BE-së. Edhe unë jam njëlloj i zhgënjyer. E di që edhe qytetarët në RMV janë të zhgënjyer dhe ne jemi përgjegjës për këtë. Ne duhet të jemi në gjendje që ti mbështesim. Natyrisht që e keni parasysh që 25 vende jemi dakord, pro kësaj. Kjo ka qenë jo vetëm sot, por Edhe Qershorin e kaluar", tha Johannes Hahn.

Komisioneri për Zgjerim në largim i BE, Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që ende nuk ka një dakordësi për ta. Ai tha se këto dy vende i kanë përmbushur kërkesat.

"I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat", tha Hahn.

Tytti Tuppurainen, ministre e jashtme e Finlandës tha se "Nuk kemi arritur të marrim unanimitet. Duhet të mbetemi entuziast se mbase këshilli duhet të japë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave".

Gjithsesi, vendimi final jepet me 18 tetor. Franca është shprehur kundër, ndërsa edhe Holanda duket se do mbajë vijën franceze.
Shtuar më 15/10/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori