Dritan Dajti kërcënon prokurorin e çështjes
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimevë të Rënda për procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit dhe kunatit të tij Ernest Xhoxhi të cilët janë të akuzuar për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit, ka pasur disa herë ndërprerje pasi, Dajti gjatë seancës ka kërcënuar prokurorin e kësaj çëshjte Eugen Beci.

Ky i fundit ka kërkuar ndërprerjen e komunikimit misis dy akuzuarve. Gjatë seancës Dritan Dajti i është drejtuar prokurorit me fjalët “Ta tregoj unë ty, se çfarë do të të bëj... të shohim si do vejë puna”.

Përplasja e Dajtit me prokurorin Beçi nisi kur i pandehuri përfundoi pyetjet që i drejtoi drejtuesit të lartë të policisë, Arjan Muçaj, i cili në 2009-ën, drejtoi operacionin për kapjen e tij, kohë në të cilën emri i Dritan Dajtit, renditej i pari në listën e të shumëkërkuarve. I pandehuri Dajti pasi ka përfunduar me pyetjet në drejtim të dëshmitarit Muçaj, i ka kërkuar kunatit të tij, Erges Xhoxhi, t'i drejtojë ai ndonjë pyetje. Për t'i ardhur në ndihmë, Dajti i ka dhënë kunatit të tij, me të cilin ndodhet i ulur në të njëjtin kafaz, një fletore.

Prokurori Eugen Beçi ka shprehur shqetësimin pranë trupës gjyqësore, duke kërkuar ndërprerjen e komunikimit mes të pandehurve. Kryesuesja e trupës gjyqësore, Nertina Kosova, ka urdhëruar punonjësit e togës së shoqërimit, që të marrin masa, që i pandehuri Dajti të mos shkëmbejë sende, qoftë edhe fletore me të akuzuarin tjetër, Erges Xhoxhi.
pas disa tentativave pë të ndaluar komunikimin midis dy të akuzuarve dhe kërcënimeve ndaj prokurorit, Gjykata ka urdhëruar nxjerrjen nga salla e gjyqit edhe për të pandehurin, Erges Xhoxhi, kunatin e Dritan Dajtit. /abeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori