Dritan Dajti është infektuar me
Covid-19 dhe është shtruar në spitalin e
burgut të
Peqinit.
Ndërkohë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus edhe 4 të dënuar të tjerë që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale, në sektorin e sigurisë së lartë.
Dajti, po vuan dënimin në burgun e
Peqinit, për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009.
Dy netë më parë,
Dajti u transferua nën masa të rrepta sigurie në ambientet e spitalit të
burgut në Tiranë, për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 13:07