Shqiptari bëhet hero në Gjermani, shpëtoi një vajzë 3-vjeçare nga mbytja

Një shqiptar është bërë hero në Gjermani, pasi me veprimin e tij i ka shpëtuar jetën një vajze 3-vjecare.

Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në Aschaffenburg të Gjermanisë.

Liridon Mavraj kishte vizituar pishinën me familjen e tij, por rreth orës 19:00, megjithatë, mbrëmja mori një kthesë tronditëse: pushuesit panë një fëmijë që ishte pa shenja jete në një pishinë. Ngjarjen fillimisht e ka vënë re gruaja e Liridonit.

“Ajo më tregoi situatën dhe më tërhoqi vëmendjen”, kujton 31-vjeçari, i cili nuk ngurroi dhe nxitoi drejt pishinës.

“Ishin gra që bërtisnin për ndihmë, nuk e di ku ishte nëna. Ishte shumë kaotike”.

31-vjeçari nga Kosova pa një vajzë 3-vjeçare pa shenja jete. Së bashku me një rojë plazhi, Liridoni nisi masat e ringjalljes.

“Fëmija nuk u përgjigj. Unë bëra frymëmarrje gojë më gojë, e cila zgjati rreth 30 sekonda. Pastaj befas vajza u zgjua dhe hapi sytë. Ajo nxirrte ujë nga goja dhe hunda dhe filloi të kollitej pak”, shpjegon banori i Aschaffenburg.

“Ka qenë shumë e qetë për një kohë të shkurtër, më pas fëmija filloi të qajë. Vajzës iu kthye vetëdija”.

Liridion Mavraj ishte shumë i lumtur në atë moment, por edhe i tronditur nga ajo që sapo kishte ndodhur.

3-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore dhe tani fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 4.09.2023 11:05