Reali fitoi në limit ndaj Interit, Roberto Carlos: “Galaktikët” fituan me përvojë

Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ish-futbollist i Interit dhe Real Madridit nuk mund të mungonte në ndeshjen  e mbrëmshme në San Siro.

Pas ndeshjes të cilën Reali e fitoi në minutat e fundit falë një goli të Rodrygo, ndërsa Interi krijoi dhe shpërdoroi pafund, sidomos gjatë 45 minutave të para, Carlos e ka komentuar duke u shprehur se “Los Blancos” fituan falë përvojës së madhe që kanë.

” Real Madrid fitoi me përvojë, edhe sepse Interi u lodh shumë shpejt. Ancelotti i njeh mirë lojtarët e tij. Dhe pas fjalëve në pushimin e ndeshjes, Real bëri pjesën e dytë në një nivel shumë të lartë. Një fitore e rëndësishme për të nisur Ligën e Kampionëve “. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 15:14