Drejt Italisë për një jetë më të mirë, 23 vite më parë do të ndodhte tragjedia më e madhe detare për shqiptarët
Teksa vendi gjëmonte nga automatiku dhe populli ishte i harruar nga politika, plot 23 vite më parë, 115 shqiptarë do të niseshin drejt Italisë për një jetë më të mirë duke mos marrë parasysh rrezikun që do ti kanosej teksa pjesa më e madhe do të përfundonte në fund të detit e disa të tjerë nuk do të gjendeshin më kurrë.

Në 28 mars 1997 ndodhi tragjedia më e madhe shqiptare, ajo e Otrantos kur anija ushtarake italiane "Sibilla" goditi dhe fundosi anijen shqiptare "Kateri i Radës" me 115 shpirtra në të.

83 prej tyre humbën jetën dhe vetëm 57 prej tyre iu gjetën trupat, kurse pjesa tjetër rezulton e humbur edhe sot.

Për 14 vite radhazi (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 115 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.

Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete.

U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave.

Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri.

Kapiteni i anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio u dënua me vetëm 2 vjet e 4 muaj burg.

Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së emigrantëve shqiptar.

Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze.

Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë
1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe
2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe
3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe
4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç
5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç
6. Roland Fezaj, 14 vjeç
7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç
8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe
9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe
10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe
11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe
13. Gerard Xhavara, 4 vjeç
14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe
15. Qemal Roshi, 38 vjeç
16. Roland Roshi, 2 vjeç
17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe
18. Donika Idrizi, 40 vjeçe
19. Elona Idrizi, 14 vjeçe
20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe
21. Romeo Andrea, 28 vjeç
22. Silvana Andrea, 18 vjeçe
23. Kristina Andrea, 2 vjeçe
24. Bardhyl Lame, 37 vjeç
25. Tushe Lame, 38 vjeçe
26. Artuela Lame, 35 vjeçe
27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe
28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe
29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç
30. Anife Begotare, 41 vjeçe
31. Rezart Begotare, 12 vjeç
32. Erald Begotare, 13 vjeç
33. Zeman Avdia, 37 vjeç
34. Nertila Avdia, 11 vjeçe
35. Olsi Avdia, 6 vjeç
36. Irma Greko, 21 vjeçe
37. Kristi Greko, 3 muajsh
38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç
39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe
40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe
41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe
42. Besmir Birçe, 9 vjeç
43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç
44. Robert Bajrami, 19 vjeç
45. Miklovan Troqe, 17 vjeç
46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç
47. Lindita Demiri, 12 vjeçe
48. Lindita Demiri, 12 vjeçe
49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,
50. Andi Aliaj, 17 vjeç,
51. Teferi Saliu, 48 vjeç
52. Lirim Bulla, 17 vjeç
53. Zini Muça, 27 vjeç
54. Ermal Xhaka,18 vjeç
55. Fatmir Geraj, 28 vjeç
56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,
57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç
58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe
59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç
60. Alban Sulejmani, 4 vjeç
61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç
62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe
63. Klodian Sulo, 2 vjeç
64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç
65. Ervin Sula, 15 vjeç
66. Latif Berberi, 53 vjeç
67. Maze Seferaj, 31 vjeç
68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe
69. David Seferaj, 1 muajsh
70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe
71. Albana Botrova, 22 vjeçe
72. Merita Ferko, 32 vjeçe,
73. Bledar Ferko, 10 vjeç
74. Fredi Ferko, 8 vjeç
75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,
76. Robert Llanaj, 30 vjeç,
77. Ilir Kicja, 34 vjeç
78. Maringlen Bardha, 16 vjeç
79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç
80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe
81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe
——————————————————————
Ja 10 detaje nga kronika e tragjedisë së 28 marsit 1997
1. Data 28 mars 1997: Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.

2. Data 29 mars 1997: Admirali Alfeo Battelli që kishte koordinuar operacionet në det, një ditë më parë, jep urdhër për hapjen e një hetimi të brendshëm në Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes anijeve “Sibilla” dhe “Kater i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes.

3. Data 5 Prill 1997: Deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh, gjatë një misioni në Vlorë, të organizatës së saj joqeveritare.

4. Data 19 Tetor 1997: Pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxjerr nga 800 metra nën det anijen “Kateri i Radës”. Brenda gjenden 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë.

5. Data 17 nëntor 1998: Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake, përfundon hetimet. Deklaron për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve të kryera nga anijet italiane.

6. Data 19 mars 2005: Përfundon në Brindisi gjyqi i shkallës së parë. Drejtuesi i anijes që u mbyt, Namik Xhaferi dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni italian, me tre vjet.
7. Data 29 qershor 2011: Pas 13 orësh debat, trupi gjykues ul dënimet për dy komandantët, me tre vjet për Namik Xhaferrin dhe me dy vjet për kapitenin Laudadio.

8. Data 29 janar 2012: Në Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me pjesën e sipërme të anijes fatkeqe shqiptare. Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Ushtarake Italiane.

9. Dy pjesë të anijes “Kateri i Radës”, pulti i komandës dhe busulla kthehen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizojnë një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

10. Prej 3 vitesh pas inaugurimit të monumentit në përkujtim të ngjarjes dhe viktimave, nuk po flitet më për tragjedinë e Otrantos, nga asnjë prej palëve shtetërore italiane e shqiptare.
Shtuar më 29/03/2020, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori