Dramë e re në det: 450 persona në anije pa ekuipazh
Pjesëtarë të Aviacionit italian po përpiqen t’i shpëtojnë qindra emigrantë nga anija tregtare pa ekuipazh, të cilën trafikantë me njerëz e lanë në Mesdhe.

Drejt anijes “Ezadin” me flamurin e Sierra Leones me 450 persona në kuvertë është dërguar një helikopter e në ndihmë po shkojnë edhe rojat e bregdetit , njofton AP, transmeton Koha.net.
Njëri nga emigrantë kishte dërguar këtë mesazh: “Nuk kemi ekuipazh, po ecim drejt bregdeti italian por s’e kemi askënd për të drejtuar anijen”.

Drama e re në det erdhi dy ditë pasi marinarët italianë ndeshën anijen Blue Sky M me flamur të Moldavisë me së paku 700 emigrantë, kryesisht nga Siria, që lëvizte drejt bregut italian.
Anijen paraprakisht e kishin braktisur trafikantët me njerëz që vinin nga Turqia.

Në prag të Krishtlindjeve Italia shpëtoi nga brigjet e veta 2.300 njerëz nga deti i trazuar.
Sivjet në brigjet italiane nga Afrika kanë arritur mbi 170 mijë veta.
Emigrantë dhe Afrika dhe ikës nga luftërat në Lindje të Mesme të mesme, për një jetë më të mirë, po përpiqen të hyjnë në Europë përkundër shumë rreziqeve të mëdha nëpër det e tretarë të pamëshirshëm njerëzish. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori