Dosja "Xhisiela" shkon në gjykatë, Rexhepi bën lëvizjen e papritur
Për dosjen e njohur "Xhisiela", është marrë një vendim ditën e sotme ku është vendosur që të shkojë për gjykim.

Nga ana tjetër djali i deputetit socialist,Rexhep Rraja i cili akuzohet për përndjekje, mësohet se ka bërë një këkrkesë për gjykim të shkurtuar ndërkohë që nuk k apranuar asnjë nga akuzat e ngritura.

Avokati i Rrajës, ka pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes.

Nga ana e Xhisielës, vajza që ka dënoncuar Rexhep Rrajën i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i është bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.

Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale.

Por megjithatë Xhisiela është tërhequr dhe mohon katëgorikisht akuzat everisonin e ish oficerit Nuhu si dhe raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja. /albeu.com/



Shtuar më 24/10/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori