DOSJA SEKRETE/ Blerina, policja nga Vlora që do të fundosë të dashurin Moisi Habilaj dhe Tahirin
Pëlqej
Një vajzë duket se do të fundosë grupin e Habilajve dhe do të rëndoje edhe më tepër gjëndjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gazetarja Anduena Llabani shkruan në Blitz se është pikërisht Blerina, ish-shefja e anti-trafikut në Vlorë, e cila ka qenë e dashura e Moisi Habilajt që ka dëshmuar në prokurori duke dhënë detaje kyçe.

Shkrimi
Kush është oficerja që fundosi Moisi Habilajn?…

Eshtë parë nga të gjithë që Bleria…oficerja simpatike e anti-trafikut në Vlorë, shoqërohej në kafenet e qyetetit jo vetëm nga kolegë të saj, drejtues të lartë por edhe nga Moisi habilaj.

të gjithë e dinin lidhjen e saj intime me njeriun e rëndësishëm që smungonte në asnjë tavolinë me drejtues policie të cdo niveli.

një ditë pas arrestimit të Habilajt, në prokurori, gjykatë e polici, ziente lajmi se Bleria kishte shpëtuar. jo vetëm për faktin se i dashuri i saj u zbulua, por miku i të gjithëve ishte vënë nën “pranga”.

një prej drejtuesve të lartë të gjykatës së Vlorës, tha se : Bleria ka shpëtuar. duke nënkuptuar se ajo jo vetëm përdorej nga Moisi Habilaj, por edhe keqtrajtohej prej tij në mënyrë barbare.

kjo i mjaftoi organit të akuzës ta kthejë oficeren e re , nga viktimë në bashkëpuntore të saj.

Ajo është e dashura dhe bashkëjetuesja e Moisi Habilajt. Në statusin e bashkëpunotres ajo ka rrëfyer cdo gjë dinte dhe bënte, gjatë kohës që gëzonte detyrën si oficere kontakti në drejtorinë e anti-trafikut në Vlorë.

Mësohet se Blerina…, bashkëpuntorja e prokurorisë në cështjen Habilaj, është marr në mbrojtje pas dëshmisë që ka dhënë për llogari të hetimit.

Në këtë rrëfim, ajo mësohet se ka zbardhur disa nga episiodet kur është dashur të fshij nga sistemi TIMS, mjete dhe emra, që kanë dalë nga territori ynë me ngarkesa të mëdha lëndësh narkotike.

Dëshmia e saj, është konsideruar si më e rëndësishmja për akuzën, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Blerina …ka patur një rol të rëndësishëm në fshehjen e provave.

Ajo jo vetëm ka treguar se si dilte lënda narkotike nga vendi ynë, por ka bërë edhe lidhjen mes Habilajt dhe ish ministirt Sajmir Tahiri. Sipas saj, shumë para që vileshin nga ky trafik kanë shkuar në llogarit bankare të tij. Blerina sot është e mbrojtur nga shteti, ndërsa dëshmia e saj është bërë shkakë për kërkesën e arrestit që prokuroria I ka drejtuar këshillit të mandateve.
Shtuar më 23/10/2017, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori