Basha: Berisha e Rama, pengu dhe pengmarrësi në “Malin e Korrupsionit”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me kullën që do të ngrihet pas Teatrit të Operas dhe Baletit duke theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje Berisha-Rama. Basha e quajti kullën “Mali i Korrupsionit” dhe kërkoi nga SPAK që ashtu siç heton inceneratorët, të hetojë edhe kullën dhe personat që fshihen pas saj.

Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën, që merr në mbrojtje çdo ditë simbolin e korrupsionit, jo vetëm në dosjen e Inceneratorëve? Sepse Dosja e Inceneratorëve është afera korruptive ku i gjithë pushteti i Edi Ramës, me dijeninë dhe bekimin e tij, është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Kryeministri, ministra, dhe kryetarë bashkish kanë vepruar si një organizatë kriminale dhe SPAK duhet ta procedojë si të tillë pa përjashtuar askënd, duke filluar nga: Kryeministri, ministra, ish-ministra, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e me radhë të gjthë ata që me paratë e shqiptarëve kanë ushqyer inceneratorët e korrupsionit”, shkruan basha në Facebook. /albeu.com

 


Shtuar 14.08.2023 15:30