Avokati i priftit evangjelisht Andrew Brunson të arrestuar dy vite më parë në
Turqi ka apeluar vendimin e gjykatës duke
kërkuar lirimin e tij.
Veprimi i avokatit të priftit, i cili në dukje është bërë shkaku i përplasjes së madhe SHBA-
Turqi, shihet si nisja e procesit të lirimit të tij dhe dërgimit përtej Atlantikut, ashtu siç kishte
kërkuar administrata Trump.
Këta të fundit e kishin cilësuar arrestimin e tij si një pengmarrje të një shtetasi
amerikan nga njerëzit e
Erdoganit në
Turqi me synimin për të ulur gjobën e majme që pritet t'i vendoset nga thesari
amerikan bankës turke HalkBank pasi kishte thyer embargon ndaj Iranit.
Kështu, sipas
amerikanëve, Erdogan arrestoi me akuza të rreme një shtetas
amerikan duke dashur të bëjë një shkëmbim pengjesh.
Nisur ngasituata e krijuar, Trump i vuri ultimatum
Erdoganit që të lironin
priftin deri ditën e nesërme (e mërkurë) dhe duket se gjërat po ndodhin ashtu siç kërkuan
amerikanët nisur edhe nga fakti se kjo përplasje u shoqërua me krizë të fortë financiare në
Turqi.
Pritet që gjykata të lirojë
priftin Brunson dhe nisjen e tij për në SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018,
ora 11:29