Fifi largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP” (FOTO&VIDEO)

Ditën e martë, gjatë emisionit Live në “Big Brother VIP”, gjendja shëndetësore e Fifit ishte e rënduar.

Pas opninit të Balinës, këngëtarja u shtri pa ndjenja në tokë dhe më pas shprehu se donte të largohej nga shtëpia, por produksioni u sigurua ta qetësojë, gjithsesi duket se vendimi i saj nuk ka ndryshuar.

Në këto momente ajo ka dalë para banorëve dhe ka treguar se ka marrë vendimin përfundimtarë për të lënë këtu “Big Brother VIP” pasi kjo është më e mira për shëndetin e saj.

Banorët kanë shpërthyer në lot dhe kanë mbuluar me përqafime këngëtaren./albeu.com/

 

 


Shtuar 25.11.2021 15:03